Kryetari i Partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq, ka deklaruar se Lista Serbe do t’i humbasë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë.
Ai ka thënë se kjo parti ka forcë dhe kapacitet për t’i fituar zgjedhjet vetëm kur i kontrollon këshillat zgjedhorë.
“Pra, Lista Serbe ka forcë dhe kapacitet për të fituar vetëm kur i kontrollon plotësisht këshillat zgjedhorë. Për këtë arsye, ata tani janë të pakënaqur, prandaj janë në frikë…Tash nuk munden dhe prandaj do t’i humbin zgjedhjet e 9 shkurtit. Ata më 9 shkurt edhe më tutje do të jenë, individualisht, opsioni më i fuqishëm serb, por çfarë do të fitojnë. Do të fitojnë pesë, në rastin më të mirë, gjashtë mandate. Dhe çfarë do të bëjnë me ato pesë apo gjashtë mandate? Asgjë”, ka thënë Jabllanoviq për Kohën.
Sipas politikanit serb, ky subjekt politik aktualisht i ka 10 deputetë por “s’ka arritur të bëjë asgjë”.
Ai tha se qytetarët e komunitetit serb në veri janë të pakënaqur me rolin e Listës Serbe.