Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Izet Sadiku, ka zhvilluar sot një takim me disa pensionistë dhe përfaqësuese të shoqatës së grave, ku ka diskutuar për sfidat dhe nevojat e tyre.
Sadiku ka vënë theksin te roli i rëndësishëm që të moshuarit kanë luajtur në zhvillimin e shoqërisë, por edhe te mungesa e mbështetjes së duhur nga institucionet shtetërore.
Postimi i plotë:
Sot pata mundësinë të takojë disa pensionistë dhe shoqatën e grave, dhe të bisedoj për shumë aspekte të jetës së tyre.
Ata kanë kaluar përmes shumë sfidash dhe kanë qenë një shtyllë e rëndësishme për ngritjen e kulturës, ekonomisë dhe vlerave të shoqërisë tonë. Megjithatë, shpeshherë të moshuarit nuk marrin mbështetjen e mjaftueshme nga shteti, edhe pse meritojnë shumë më tepër.
Ata duhet të kenë akses në shërbime shëndetësore, përkrahje sociale dhe mundësi për një jetë dinjitoze, pa u ndjerë të harruar.