Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Ukë Blakaj i cili garon me numër 37, po vazhdon fushatën elektorale nga ku po merr përkrahje të madhe, raporton GazetaDemos.
Sot gjatë ditsës ai vizitoi Shtëpinë e të Moshuarve “Flora” në Istog, për të cilën premtoi se do ta ndihmojnë financiarisht në rast qeverisës.
“Sot, isha për vizitë në Shtëpinë e të Moshuarve “Flora”, në Istog, e cila po funksion pa asnjë mbështetje institucionale. Në fytyrat e të moshuarve pashë kujtime, histori dhe urtësi. Disa prej tyre kishin nevojë për një fjalë të ngrohtë, të tjerët për një bisedë të shkurtër, ndërsa disa thjesht për një dorë të shtrënguar me dashamirësi. I njoftova se programi zgjedhor i Aleancës … ndër të tjera parasheh ndihmë financiare për të moshuarit dhe kujdes shtëpiak nëpërmjet ndërmarrjeve sociale”, shkroi Blakaj.