Kandidatja për deputete nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, po vazhdon me tubimet elektorale nëpër qytete të Kosovës, shkruan GazetaDemos.
Së fundi Kodra-Millaku ishte në Drenas.
“Drenasi, vend i sakrificës dhe qëndresës, meriton më shumë investime, zhvillim dhe përkrahje institucionale”, tha ajo.
“Ne jemi të përkushtuar që, me vizion dhe përkushtim, t’i sjellim ndryshimet që qytetarët i meritojnë”, shtoi 49-shi i AAK-së.
Postimi i plotë:
Sot në Drenas, së bashku me Kryetarin e Aleancës dhe Kryeministrin e ardhshëm, z. Ramush Haradinaj, z. Fatmir Limaj Kryetar i NISMA per Kosoven, Kryetarin e Degës së AAK-së në Drenas, z. Beqir Kiqina, kandidatët për deputetë dhe qytetarët, shpalosëm programin tonë për Kosovën fituese.
Drenasi, vend i sakrificës dhe qëndresës, meriton më shumë investime, zhvillim dhe përkrahje institucionale. Ne jemi të përkushtuar që, me vizion dhe përkushtim, t’i sjellim ndryshimet që qytetarët i meritojnë.