Kandidati i AAK-së, për deputet, Abdullah Klinaku, ka qëndruar në Drenas vend për të cilin ai thotë se njerëzit janë lidhur me tokën, atdheun dhe me familjen, shkruan Gazeta Demos.
Përmes një shkrimi në Facebook, Klinaku shkruan se Drenasi ka vendosur ta mbështesë koalicionin për Kosovën fituese.
‘’ Familjen do ta mbrojmë juridikisht, politikisht duke e formuar ministrin për Familje, financiarisht duke e mbështetur çdo kategori brenda familjes dhe duke e mbrojtur sistemin tonë të vlerave familjare’’, shkruan tutje ai.
Postimi i plotë i tij:
Në Drenas, aty ku njerëzit janë të lidhur me tokën, me atdheun dhe me familjen, kanë vendosur ta mbështesin Koalicionin tonë për Kosovën Fituese.
Familjen do ta mbrojmë juridikisht, politikisht duke e formuar ministrin për Familje, financiarisht duke e mbështetur çdo kategori brenda familjes dhe duke e mbrojtur sistemin tonë të vlerave familjare.
Familja ka qenë pikënisja e luftës sonë çlirimtare.