Policia e Rajonit të Prishtinës respektivisht, Njësiti Rajonal i Trafikut Rrugor, po vazhdon me implementimin e planeve operative për kontrollin e shtuar në trafik.
Në kuadër të këtyre angazhimeve, sot ka filluar implementimi i planit “Semafori” në të gjitha rrugët rajonale dhe nacionale të rajonit të Prishtinës.
Mos respektimi i semaforit dhe përdorimi i telefonit gjatë ngasjes së automjetit janë kundërvajtjet për të cilat vetëm sot janë shqiptuar 33 gjoba, ndërkohë që janë shqiptuar edhe gjoba për kundërvajtje të tjera.
Angazhimet për sigurinë në trafik do të kenë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të vazhdojnë deri sa të vlerësohet që është arritur efekti i dëshiruar.