Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Momenti kur shembet objekti në Gjakovë ku vdiqën tre fëmijë -VIDEO

    02/02/2025 10:26
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Gjakova e gjithë Kosova janë tronditur si pasojë e një tragjedie ku humbën jetën tre fëmijë.

    Si rezultat i shembjes së një objekti të pabanueshëm në fshatin Jabllanicë, vdiqën tre të mitur.

    Nacionale ka siguruar disa pamje të kamerave të sigurisë në afërsi, ku shihet momenti kur ky object është shembur.

    Edhe pse kamerat janë nga një distancë e madhe, dëgjohet edhe zhurma e shembjes ku si pasojë humbën jetën tre të miturit.

    Në sekondat e parë të videos shihet një objekt në anën e djathtë të incizimit. Pas disa sekondave, dëgjohet një zhurmë e madhe dhe shihet pluhuri nga shembja.

    Xhirimet e këtyre kamerave kanë kapur edhe momentin kur Policia e pranon informatën, pasi deri rreth orës 23:00, nuk dihej se objekti kishte zënë fëmijë brenda.

    Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin.

    “SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM- Jabllanicë, Gjakovë 01.02.2025-23:00. Raportohet se në rrethana të panjohura është shembur një objekt, dhe si pasoj tre viktimat meshkuj kosovarë të mitur të cilët kanë qenë duke qëndruar brenda saj janë zënë nga pllaka. Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimave. Me vendim të prokurorit, trupat e pa jetë janë dërguar në IML për obduksion.”, thuhet në njoftim.

    Reagime ka pasur edhe nga ana institucionale.

    Ka reaguar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

    “Me zemër të rënduar dhe dhimbje të thellë morëm lajmin tragjik për humbjen e jetës së tre fëmijëve në Jabllanicë të Gjakovës, të cilët u shuan para kohe si pasojë e rrënimit të një objekti të pabanuar. Nuk ka fjalë që mund ta lehtësojë dhimbjen e familjeve që sot po përballen me boshllëkun e pafund që lë pas humbja e më të dashurve të tyre. Në këtë moment të rëndë pikëllimi, ndajmë me ju dhembjen e papërshkrueshme, duke shprehur ngushëllimet e sinqerta dhe duke qëndruar pranë jush me mendje e zemër”, ka shkruar Osmani.

    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka shprehur ngushëllime për rastin.

    “Është e dhimbshme dhe e papërshkrueshme humbja e jetëve të tre të miturve në Jabllanicë të Gjakovës. Bëj thirrje që në kohën sa më të shpejtë të kemi hetim të imtësishëm e të tërësishëm të rastit. Shpreh ngushëllimet e mia për familjarët që humbën më të dashurit e tyre, në këto momente jashtëzakonisht të vështira për ta dhe gjithë shoqërinë tonë, duke u lutur që të gjejnë forcën për ta përballuar këtë humbje kaq të madhe!” – ka shkruar tutje kryeparlamentari.

    Ka reaguar edhe kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini.

    “Jam i tronditur nga lajmi per humbjen e jetes se tre femijeve ne Jabllanice sonte!Ngushellimet e mia me te sinqerta per familjet! Nuk ka fjale qe e shprehin dhimbjen! Le te bsjme krejt cka mundemi te jemi me familjet ne keto caste te renda! Qofshin te parajses engjujt!” – ka shkruar ai në Facebook.

    Artikuj të ngjashëm

    “Telefonat i dëgjuam ndër plloçë”, banori tregon se si u gjetën fëmijët që humbën jetën në Jabllanicë

    Aktakuzë kundër shtatë personave për 13 vepra penale në Gjakovë

    Gjakovë: Një grua e një burrë kapen duke thyer derën e një banese, arrestohen nga policia

    Të Fundit

    Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun

    PDK zyrtarizon kandidaturën e Shukri Bujës për Lipjanin

    Shefja e ambasadës amerikane: Kam festuar 4 korrikun në shumë vende, s’mund të imagjinoj më mirë se në Kosovë

    Murati: Nga sot ka filluar mbulimi i kostos së policës kufitare për bashkatdhetarët

    Milishevci – Bukuritë që Shërojnë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.