Gresa Gashi, ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, ka folur për fituesin e këtij edicioni të shout më të madh televiziv në vend.
Ajo ka theksuar se nuk ka mendim nëse e ka merituar apo jo Drilon Rama, fitoren.
“Padyshim që ia kam uruar fitoren, në ndejën pas finales. Nuk e di se a e ka merituar apo jo, publiku e ka vendos”.
“Ai është djalë i mirë, shumë i edukuar, por për mendimin tim aty brenda lojë nuk ka pasë”, ka thënë Gashi për KlanKosova.
Teksa për Sarë, ajo ka theksuar se nuk janë takuar asnjëherë që nga përfundimit i shout më të madh televiziv në vend.
“Prej qe kemi dalë nuk kam pasë asnjë kontakt me të, nuk e kam problem jo vetëm me Sarën por me të gjithë banorët, ajo i ka hequr të gjitha fotografitë që e i pati me mua. Unë ende i kam fotografit me të”.
“Ajo e ka bërë hapin e para, unë tashmë nuk kam çfarë të ndërhyjë këtu, ajo e ka vazhduar këtë edhe jashtë shtëpisë”, ka thënë Gashi.