Kandidati i AAK-së për deputet, Abdullah Klinaku, ka thënë se dikush e po e përdor lirinë e Kosovës për të nëpërkëmbur vlerat kombëtare, për ta cenuar familjen dhe për të ofenduar çlirimtarët, shkruan Gazeta Demos.
Përmes një shkrimi në Facebook, Klinaku njoftoi se ishte në Lipjan derisa thotë se e e jetojnë lirinë e Kosovës për ta mbrojtur familjen.
“Ndërsa ne e jetojmë lirinë e Kosovës për ta mbrojtur familjen, për ti ruajtur vlerat tona kombëtare dhe për ta siguruar të ardhmen tonë kombëtare”, shkruan ai.
Tutje ai thotë se synimet e AAK-së janë: Ministria për Familje, mbështeja financiare dhe mbrojtja juridike janë synimet tona.
Postimi i tij:
Lipjani 💪
Dikush e keqpërdor lirinë e Kosovës për të nëpërkëmbur vlerat kombëtare, për ta cenuar familjen dhe për të ofenduar çlirimtarët.
Ndërsa ne e jetojmë lirinë e Kosovës për ta mbrojtur familjen, për ti ruajtur vlerat tona kombëtare dhe për ta siguruar të ardhmen tonë kombëtare.
Ministria për Familje, mbështeja financiare dhe mbrojtja juridike janë synimet tona.
Koalicioni për Kosovë Fituese, 137 ✅
Abdullah Klinaku, 30 ✅