Një vetaksident ka ndodhur sot në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë, përkatësisht në vendin e quajtur Vojtesh.
Si pasojë e këtij vetaksidentit, ka pësuar lëndime vozitësi i kamionit.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, e ka konfirmuar rastin për Arbresh.info.
“Vetaksident i shkaktuar në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë vendi i quajtur Vojtesh. Si pasojë e vetaksidentit lëndime ka pësuar shoferi i kamionit”, tha Zahiti