Një person është arrestuar në Gjakovë pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje verbale i ka sulmuar fizikisht dy familjare të tij.
Sipas raportit policor, i dyshuari kishte shkaktuar edhe dëme materiale në shtëpi, njofton Klankosova.tv.
Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.