Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    OP/ED

    Për një vëmendje më të madhe në zhvillimin e futbollit për fëmijë

    08/01/2025 18:11
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Shkruan: Musli Krasniqi

    Përkundër angazhimit të përgjithshëm popullor në luftën kundër pushtimit shekullor, Kosova asnjëherë nuk ka reshtur përpjekjet për organizimin e sportit, veçanërisht futbollit. Politika gjenocidiale e Serbisë në Kosovë dhe pushtimi klasik i saj, pati pasoja të rënda edhe për jetën sportive. Mbijetesa e futbollit të Kosovës përgjatë këtyre viteve është rrëfim në vete.

    Nga viti 2000 e këtej, për nja 10 vjet rresht basketbolli përbënte fokusin e interesimit të publikut, veçanërisht të të rinjve.

    Tifozë të panumërt mbushnin tribunat e palestrave, përderisa brenda vijave të fushës secilën herë rritej cilësia e lojtarëve shtathedhur.

    Vit pas viti krahas basketbollit erdhi duke u kthyer interesimi për futbollin, për të kulmuar në vitin 2016 me pranimin e Kosovës në UEFA.

    Në rrethana të pranimit në institucionet ndërkombëtare të futbollit, por duke bartur pasojat e së kaluarës, Kosova riktheu fokusin në avancimin e kapaciteteve futbollistike të saj, duke u përpjekur të konsolidojë organizimin vendor, përderisa në fokus kishte prezantimit ndërkombëtar. Konsolidimi i skuadrës përfaqësuese të Kosovës në futboll përballej me sfida të shumta, sidomos në tërheqjen e futbollistëve të talentuar, të rritur jashtë vendit dhe me veprimtari në shtete të ndryshme.

    * * * Me ngritje e rënie, ashtu siç karakterizohet futbolli, Kosova sot po shënon një ngritje graduale në ranglistën e futbollit botëror. Nga pikëpamjet e njohësve të futbollit, avancimi i një përfaqësueseje të shtetit në këtë disiplinë është e lidhur ngushtë me forcimin e futbollit vendor, përkatësisht të ligave nacionale. Sipas statistikave, në vendet e zhvilluara dhe me traditë futbolli, në ligën e parë, të emërtuar varësisht nga specifikat apo gjuhët kombëtare, arrin të hyjë mesatarisht një i ri i talentuar, nga mesi i 20 mijë fëmijëve/të rinjve të angazhuar aktivisht në shkolla futbolli.

    Tradicionalisht Kosova shquhet për talentë sportivë. Qindra klube e shkolla futbolli për fëmijë sot ushtrojnë veprimtarinë e tyre në tërë vendin, ndërsa vetëm në Komunën e Prishtinës veprojnë rreth 40 sosh.

    Ky numër vjen si rezultat i interesimit të prindërve për të angazhuar fëmijët e tyre në veprimtari sportive, në rastin konkret atë të futbollit, por edhe dëshirës së vet fëmijëve për të ndjekur ëndrrat e tyre.

    Ndër vite Kosova ka ndërtuar një infrastrukturë ligjore mjaft të avancuar në këtë lëmë, por nevojitet angazhim më i madh për të vënë në jetë të gjitha mundësitë që ofrojnë ligjet përkatëse, me theks të veçantë Ligji për Sportin, me qëllim të krijimit të kushteve sa më të përshtatshme për të zhvilluar këtë veprimtari, sipas praktikave të shëndosha dhe standardeve të përcaktuara nga organizatat ndërkombëtare.

    * * * Fatkeqësisht shumë talentë futbolli nuk zbulohen ose fiken gjatë rrugës në mungesë të kushteve ekonomike të familjeve të tyre, prandaj konsideroj se duhet të hapet diskutimi mbi mundësinë e subvencionimit të familjeve që angazhojnë fëmijët në shkollat e futbollit, por edhe në disiplinat e tjera të sportit.

    Një vëmendje më e theksuar duhet kushtuar edhe zhvillimit të sporteve shkollore, si një ndihmesë për identifikimin e talentëve të rinj, por edhe zhvillimin fizik të fëmijëve. Kishte një propozim konkret për të rritur numrin e orëve mësimore të Edukatës Fizike në shkollat fillore.

    Terrenet e pamjaftueshme sportive apo edhe kushtet e papërshtatshme dhe jashtë standardeve të kërkuara në shumë raste, janë pengesë tjetër në zhvillimin dhe avancimin e mëtejmë të kësaj veprimtarie sportive.

    Kërkohet që objektet dhe terrenet sportive të ofrojnë kushtet e duhura si në aspektin shëndetësor, ashtu edhe atë të sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit, për të garantuar përputhshmërinë me standardet e kërkuara.

    Shkollat e sportit, konkretisht ato të futbollit, krahas funksionit sportiv, duhet të kenë edhe rol edukativ për fëmijët e angazhuar, prandaj të njëjtat duhet të zhvillojnë kapacitete të brendshme për të përfshirë edhe ketë aspekt të punës gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre.

    Sporti konsiderohet aktivitet mjaft sensitiv në aspektin shëndetësor, sidomos për grupmoshat në rritje dhe zhvillim të shpejtë, prandaj mbikëqyrja sistematike e tyre në aspektin shëndetësor është e domosdoshme.

    Fëmijët shquhen për ndjeshmërinë e tyre në aspektin emocional në situata të ndryshme, përfshirë lojërat e tyre të përditshme, në shkollë e në lagje, e aq më tepër në aktivitetet e organizuara sportive. Si dëshmitar i drejtpërdrejtë i përjetimeve të rezultateve të ndeshjeve, nga ana e tyre, e shoh të domosdoshëm angazhimin e psikologëve në shkolla të futbollit, për të mbikëqyrur edhe këtë aspekt tejet të rëndësishëm për zhvillimin e fëmijëve.

    Fokusi te futbolli vendor nuk do të thotë anashkalim i resurseve në diasporë. Përkundrazi.

    Dyzimi i kapaciteteve të brendshme me produktin e shkollave të shteteve të tjera, nëpërmjet një balancimi të studiuar mirë, do të motivonte futbollistët e rinj vendorë në njërën anë, do të mbante afër atdheut të rriturit jashtë tij, në anë tjetër, ndërsa si rezultat i përgjithshëm Kosova do të shënonte rezultate më të larta në kompeticione të ndryshme ndërkombëtare.

    Artikuj të ngjashëm

    Deklaratat e mbrëmshme të Memli Krasniqit për ndeshjen shkaktojnë reagime në mediat e Rumanisë

    Ky do të jetë numri i madh i tifozëve shqiptarë që do ta mbështesin sonte Shqipërinë në Pragë

    Një tjetër talent largohet nga Kosova, bashkohet me gjigantin kroat

    Të Fundit

    Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun

    PDK zyrtarizon kandidaturën e Shukri Bujës për Lipjanin

    Shefja e ambasadës amerikane: Kam festuar 4 korrikun në shumë vende, s’mund të imagjinoj më mirë se në Kosovë

    Murati: Nga sot ka filluar mbulimi i kostos së policës kufitare për bashkatdhetarët

    Milishevci – Bukuritë që Shërojnë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.