Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Bazuar në ligj, puna e Kuvendit mbyllet një ditë para fushatës

    07/01/2025 21:50
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kuvendi, sipas Institutit Demokratik të Kosovës, thuajse e ka përfunduar punën e tij, pasi sipas ligjit aktual, parashihet që puna e Kuvendit duhet të mbyllet një ditë para fillimit zyrtar të fushatës zgjedhore.

    Kuvendi i Kosovës, gjatë legjislaturës së tetë, ka miratuar 282 ligje, por ka hasur gjithashtu në shumë sfida që kanë penguar efikasitetin e tij. Sipas një raporti të publikuar nga Instituti Demokratik i Kosovës, kjo periudhë është shoqëruar me mundësi të humbura dhe një mungesë të përgjegjshmërisë nga ana e deputetëve, shkruan RTK.

    Për më tepër, në prag të zgjedhjeve, ku mbeten vetëm një muaj deri në mbajtjen e tyre, mbledhjet për të mbajtur seanca janë pothuajse të pamundura.

    Eugen Cakolli nga KDI, duke komentuar këtë situatë, shpjegon se ligji aktual parashikon që puna e Kuvendit duhet të mbyllet një ditë para fillimit zyrtar të fushatës zgjedhore.

    “Meqenëse kuvendi e ka përmbyllur sesionin e punës në fund të dhjetorit dhe që sesion i ri do duhej të fillonte nga mesi i muajit janar, atëherë proceduralisht kuvendi nuk mund të mblidhet më dhe si i tillë e ka përfunduar mandatin e tij dhe seanca e fundit e dhjetorit ka qenë seanca e fundit e kësaj legjislature, përveç nëse thirret ndonjë seancë e jashtëzakonshme me dakordim për t’i miratuar disa prej marrëveshjeve apo ligjeve që janë në pritje në kuvend”, tha Cakolli.

    Por çfarë do të ndodhë me projektligjet dhe marrëveshjet ndërkombëtare që kanë mbetur pa u votuar?

    “Të gjitha projektligjet që kanë mbetur në Kuvend do të kthehen tashmë në pikën zero, ndërsa marrëveshjet ndërkombëtare do të duhej që të risillen nga qeveria e ardhshme kurdo që ajo do të krijohet”, shtoi ai.

    Duke e parë punën jo edhe aq efikase të kësaj legjislature, ai ka thënë se legjislatura e ardhshme duhet doemos të jetë më e përgjegjshme ndaj qytetarëve që i ka zgjedhur.

    “Është e domosdoshme që Kuvendi të ketë një kalendar më të shpërndarë të punës, duhet të ketë masa të sanksionuara”, tha Cakolli.

    Sidoqoftë, mbetet të shihet se cila do të jetë legjislatura e re e Kuvendit pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

    Artikuj të ngjashëm

    Miftaraj: Kurti po dëshiron të na çoj në zgjedhje për adrenalinë, anipse ato do të paguhen nga taksat e popullit

    IKD mban konferencë për media për seancën konstituive të Kuvendit

    IKD nesër mban konferencë për media lidhur me bllokimin e seancës konstituive të Kuvendit

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.