Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Lavdërime, përurime, kritika e paralajmërime: Si e nisen vitin kandidatët për kryeministër?

    04/01/2025 11:07
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kandidatët për kryeministër të Kosovës nuk kanë pushuar shumë nga festa. Ata janë treguar mjaft aktiv në fillim e vitit 2025. Qysh në ditët e para të janarit, ata janë shfaqur para qytetarëve të Kosovës me aktivitet e tyre.

    Derisa kandidatët për kryeministër nga opozita vitin e kanë nisur duke shprehur kritika për Qeverinë aktuale, kryeministri Albin Kurti është lavdëruar.

    Ky i fundit, i cili është edhe kandidat i VV-së për kryeministër në zgjedhjet e 9 shkurtit, është lavdëruar me përformancën e Ndërmarrjes Publike “Ibër Lepenc”.

    “2024-ta është certifikata e suksesit e Ndërmarrjes Publike “Ibër Lepenc”. Kjo ndërmarrje përveçse arriti ta menaxhojë në mënyrë të shkëlqyeshme dëmin e shkaktuar nga sulmi terrorist i 29 nëntorit dhe ta rehabilitojë plotësisht brenda një muaji kanalin e dëmtuar, ajo vitin pritet ta përmbyll me rreth 1.6 milionë euro fitim neto nga 2.9 milionë euro humbje sa ishin regjistruar në fund të vitit 2021”, ka shkruar Kurti në profilin e tij në “Facebook”

    Kurse, kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, i cili është edhe kandidat i PDK-së për kryeministër, vitin e ka nisur me përurimin e dy qendrave shëndetësore në këtë qytet.

    Ai ka treguar se Qendrën Mjekësore Familjare në Bare dhe Ambulatën Mjekësore Familjare në Bajgorë nga tash do të ofrojnë shërbime më cilësore, më të zgjeruara dhe në mjedise mjekësore moderne.

    “Vitin 2025 e nisa me përurimin e dy qendrave shëndetësore tërësisht të transformuara, Qendrën Mjekësore Familjare në Bare dhe Ambulatën Mjekësore Familjare në Bajgorë, të cilat nga tash ofrojnë shërbime më cilësore, më të zgjeruara dhe në mjedise mjekësore moderne. Ne do të ofrojmë shërbime shëndetësore më të mira për të gjithë, duke e funksionalizuar Sistemin e Sigurimeve dhe digjitalizuar tërësisht sistemin shëndetësor në një platformë të integruar dhe efikase, me të gjitha nivelet e shërbimeve të kujdesit shëndetësor. #MaMirë për shëndetësinë. #MaMirë për Kosovën”, ka shkruar Hamza.

    Edhe kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, i ka filluar aktivitet elektorale në vitin e ri.

    Dje, në profilin e tij në “Facebook”, ai ka paralajmëruar tubim të madh elektoral në Pallatin e Rinisë.

    “Republika jonë është vet ëndrra jonë! Ndryshimi sot është misioni jonë! Më 11 janar, hapim fushatën e fitores! Më 11 janar, të djathtit, rugovistët, besimtarët e Republikës e mbështetësit e Lidhjes, i përgjigjen kushtrimit për ndryshim. Në tubimin më të madh elektoral të kohës, në Pallatin e Rinisë – mblidhemi të gjithë në Prishtinë! Ejani. Ky është momenti ynë! Ndryshimi po vjen!”, ka shkruar Abdixhiku.

    Ndryshe nga Hamza dhe Abdixhiku, kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, vitin e ka nisur me kritika të ashpra për Qeverinë Kurti.

    Ai ka kërkuar nga qytetarët të bashkohen për të larguar nga pushteti qeverinë aktuale.

    “Sfida e parë e madhe është se si të dalim nga izolimi e sanksionet e të rirreshtohemi me partnerët strategjikë, posaçërisht SHBA. Kosova e ka jetike anëtarësimin direkt në NATO. Një tjetër sfidë do të jetë rritja e minimumit jetësor, ku nuk mund të këtë pagë mesatare nën 1 mijë e pension nën 500 euro. Apo mbështetja e ekonomive familjare, bizeseve të vogla e deri tek ato të mëdha. Është e domosdoshme ta ndalim gjakderdhjen financiare të realizuar përmes sistemit të tenderëve njëburimor. Lista e punëve që duhet t’i kryjmë për ta rikthyer vendin kah e mbara është e gjatë. Të bashkohemi rreth Kosovës Fituese dhe këtë vend ta bëjmë të jetueshëm, e jo të braktisur nga qindra mijëra njerëz që rrugën e mërgimit e shohin shpëtim”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në “Facebook”.

    Artikuj të ngjashëm

    Mushkolaj: Pushteti dhe opozita po e bllokojnë Kuvendin e Kosovës

    U përjashtua nga “Defender 23”, Qeveria nuk e largon nga objekti banerin e këtij ushtrimi

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.