Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj Nagip Krasniqit, e akuzon se dëmtoi buxhetin për 37 milionë euro

    30/12/2024 14:38
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në rastin e njohur “KEK”.

    Prokuroria në njoftim thotë se ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, në rastin e njohur “KEK” kundër të pandehurve N.K.,Y.D. dhe I.Z. 

    Insajderi merr vesh se personi me inicialet N.K. është Nagip Krasniqi. 

    Krasniqi dhe të tjerët, sipas Prokurorisë, akuzohen për veprat penale “keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”, “zbulimi i fshehtësisë zyrtare” dhe “ndihmë në keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar”.

    “Të pandehurit akuzohen se gjatë periudhës kohore 2021 – 2023, me veprimet e tyre të kundërligjshme i kanë shkaktuar dëme buxhetit të Kosovës, rreth 37 milion Euro duke kryer veprat penale: Keqpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar, Zbulimi i fshehtësisë zyrtare dhe Ndihmë në Keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

    Ky rast tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, për procedurë të mëtutjeshme

    Artikuj të ngjashëm

    Punëtorët e KEK-ut kërkojnë rritje pagash, paralajmërojnë protestë më 1 maj

    KEK njofton se Njësia A3 e Termocentralit A do të ndalet nga puna sonte, kjo është arsyeja

    KEK njofton se do t’i shesë rrymë KEDS-it dhe KOSTT-it me çmim të njëjtë edhe për një vit, tarifat s’i kanë ndryshuar nga viti 2019

    Të Fundit

    Gjesti ndan foto nga festa e ditëlindjes, ja mesazhi i tij

    Presidentja Osmani uron Papën e ri Leo XIV: Zëri i tij, i rëndësishëm për paqen dhe unitetin në botë

    Këto ishin fjalët e para të Papa Leo XIV

    Kush është Robert Prevost, Papa i parë amerikan?

    Big Mama pështyn dhe e ofendon në serbisht Albën

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.