Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    11 milionë euro pasuri të sekuestruara, por asnjë rast i konfiskimit në tremujorin e tretë të këtij viti

    27/12/2024 12:39
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Prokurori, Shqipdon Fazliu, Koordinatori Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik, në mbledhjen e 259-të të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), ka prezantuar raportin tremujor (korrik-shtator 2024).

    Për këtë tremujor, Fazliu tha se janë sekuestruar 11 milionë euro pasuri, përfshirë edhe banese, por që nuk kanë ndonjë rast të konfiskimit për çka tha se është aspekt negativ.

    Fazli tha se për herë të parë “kemi përgjigje lidhur me shitjen e aseteve, duke thënë se janë bërë 138 kërkesa për shitjen e tyre”.

    “E vetmja Prokurori që nuk ka pasur kërkesë për shitje të aseteve këtë tremujor është Prokuroria Speciale”, u shpreh ai.

    Ai shtoi se kanë pasur 28 kërkesa për shkatërrim të armeve.

    Mirëpo, sipas tij aspekt negativ është se në disa Prokurori shumë asete i janë kthyer të pandehurve dhe kështu ose prokurorët nuk i kane bërë analizat e mira kur kanë sekuestruar atë pasuri ose gjyqtarët parapake kur kanë pranuar këto kërkesa.

    “Një numër shumë i madh, me grabitje, kundër narkotikeve”, tha ndër të tjera ai.

    Ai shtoi se kërkon nga disa prej kandidatëve për kryeprokurorë që edhe nëse zgjidhen në këto pozita, të vazhdojnë punën e koordinatorëve pasi është investuar edhe me trajnime dhe kanë arritur nivel të kënaqshëm të konfiskimit.

    Maloku: Vetëm 33% e kallëzimeve penale në aktakuza për korrupsion, larg asaj që synojmë të arrijmë
    Prishtinë-Jetish Maloku, anëtar i Këshillit Prokurorial i Kosovës (KPK), në mbledhjen e 259-të, komentoi raportin 6 mujor të i Komisionit ad hoc mbikëqyrës për korrupsion dhe krimet ekonomike, të cilin e prezantoi prokurorja, Laura Pula.

    Maloku tha se 66% e kallëzimeve penale për korrupsion janë kryer me pushim apo hudhje të tyre, ndërsa vetëm 33% në aktakuza, çka sipas tij, është shqetësuese, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    “Kjo nëse e sheh diçka s’është ne rregull me këto kallëzime penale. Është larg asaj që ne mendojmë që duhet të kemi një sukses”, u shpreh ai.

    Pula, tha nëse shohim statistikat është shqetësuese, mirëpo sipas saj, meqenëse secila Prokurori e ka edhe Kryeprokurorin e vet kjo le të mbetet në menaxhimin e tyre. Pasi nuk mundet Komisioni t’i shtyj prokurorët të ngrisin aktakuza.

    Ajo shtoi që shpreson që në raportin vjetor të ketë më shumë aktakuza se hudhje të kallëzimeve penale të korrupsionit. Ky raport u miratua nga Këshilli me 10 vota për dhe 2 abstenime.

    Artikuj të ngjashëm

    Vdekja e 27-vjeçarit, ndalohen pesë policët – dyshohen për “Vrasje nga pakujdesia”

    I trafikonin vajzat e mitura seksualisht për 50 deri në 400 euro: Aktakuzë ndaj dy të dyshuarve në Ferizaj

    Identifikohet viktima e aksidentit të rëndë në Pejë 

    Të Fundit

    TCh: Prapa kontejnerëve në Theth është Prek Kodra – para 2 vitesh raportohej se kishte planifikuar atentat ndaj Kurtit 

    Don Xhon na prezanton me pasurinë e tij

    SKANDAL me dëshmitarin e EULEX-it, Nazim Bllaca ruante kontakte të fshehta me prokurorë serbë

    “Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

    Përkujtohen të rënët e fshatit Morinë të Gjakovës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.