Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    SHSKUK jep detaje për rastin e parë me linë e majmunëve

    27/12/2024 11:50
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Në Kosovë është konfirmuar rasti i parë  me linë e majmunëve. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë të Publike të Kosovës sot ka informuar se më 26. 12. 2024 në orët e pasditës, Laboratori i Mikrobiologjisë përmes metodës RT-PCR ka konfirmuar një rast të importuar të Mpox, i njohur më parë si lia e majmunëve.

    E lidhur me këtë rast detaje shtesë ka dhënë dhe Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar (SHSKUK). Në njoftimin e SHSKUK-së aktualisht, gjendja e përgjithshme e pacientit është stabile, dhe ai po trajtohet në përputhje me protokollet ndërkombëtare, jashtë rrezikut për jetë.

    Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), është pranuar një pacient 30-vjeçar nga Prishtina me manifestime të ndryshimeve lëkurore në formë ekzantemash vezikuloze, të shoqëruara me ënjtje të gjëndrave limfatike në qafë, aksila dhe inguinum.

    Nga të dhënat që janë marrë nga vet pacienti, ai ka qëndruar për 4 muaj në Afrikën Perëndimore, një zonë me rrezik të lartë për infeksion me M-Pox (Monkeypox).

    Për këtë arsye, ai është izoluar menjëherë në dhomë të veçantë për trajtim dhe monitorim.

    Më datë 26.12.2024, pas marrjes së mostrave dhe analizave laboratorike, nga Laboratori i Mikrobiologjisë në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, është konfirmuar pozitiv për M-Pox.

    Aktualisht, gjendja e përgjithshme e pacientit është stabile, dhe ai po trajtohet në përputhje me protokollet ndërkombëtare, jashtë rrezikut për jetë.

    Masat që janë ndërmarrë për parandalimin e përhapjes së infeksionit:

    Pacienti po trajtohet në kushte të veçanta për të parandaluar përhapjen e infeksionit.

    Një punonjës shëndetësor që ka pasur kontakt të drejtpërdrejtë me pacientin është izoluar dhe po diagnostikohet. Gjendja e tij është stabile.

    Klinika Infektive disponon pajisje personale mbrojtëse (PPM), medikamente dhe dezinfektantë të mjaftueshëm për të siguruar mbrojtjen e personelit dhe pacientëve.

    Janë forcuar masat e kontrollit të infeksionit dhe është bërë izolimi i repartit për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit.

    QKUK mbetet e angazhuar për ofrimin e kujdesit shëndetësor maksimal dhe parandalimin e përhapjes së infeksioneve.

    Artikuj të ngjashëm

    ShSKUK konfirmon shpërthimin tek makina e u.d drejtorit të QKUK-së: Ngjarja ndodhi kur po përgatitej fillimi i mbledhjes së Bordit

    ShSKUK: I trishtueshëm lajmi për vdekjen aksidentale të Dr. Jetmir Gashi, specialist i Kirurgjisë Vaskulare

    ​ShSKUK në janar do të hapë konkurs për 370 pozita me ushtrues detyre

    Të Fundit

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Rruga Rashkë–Jarinjë e bllokuar nga disa qytetarë serbë, qarkullimi në kufirin me Kosovën pothuajse i ndaluar

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.