Këngëtari i njohur kosovar, Butrint Imeri, ka publikuar këngën e tij të re e cila titullohet “Luj” dhe është në bashkëpunim me artistin “Dystinct”.
Kënga e cila shoqërohet me videoklip është publikuar në YouTube rreth një orë më parë dhe deri më tani është klikuar nga mijëra persona.
E si gjithmonë, edhe kësaj here Butrinti e ka shkruar vetë tekstin e këngës, bashkë me “Dystinct” si dhe Sadri Mnerin.
Profili zyrtar i Butrintit në Instagram është ‘bombarduar’ nga komentet pozitive për këngën, ku shumë prej tyre thonë se kjo këngë është “hiti i radhës”.
Ndërkaq, fansat e Butrintit janë shprehur të lumtur për projektin e sapo publikuar, duke e konsideruar si një dhuratë nga artisti, për festat e fundvitit.