Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    MSH-ja fton qytetarët të vaksinohen kundër COVID-19 dhe gripit sezonal

    30/10/2021 15:46
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se tash e tri javë, procesi i vaksinimit nëpër qendra po bëhet vetëm gjatë ditëve të punës. Kjo thuhet se po bëhet pas përmbushjes së planit pesë javor ku ishte paraparë që vaksinimi të bëhet gjatë 7 ditëve të javës.

    “Rrjedhimisht, duke qenë kështu, kanë rënë terminet e paracaktuara për vaksinim kundër COVID-19 dhe kundër Gripit sezonal gjatë ditëve të vikendit në qendrat statike. Vaksinimi i një numri të konsiderueshëm të qytetarëve me dozën e parë dhe të dytë të vaksinës kundër COVVID-19 dhe situata epidemiologjike më e qetë ka ndikuar që edhe kërkesat për vaksinim gjatë muajit tetor të jenë në trend të ulët, ndërsa ekipet e vaksinimit gjatë pesë ditëve të punës ja kanë dalë që pa asnjë problem t’i përgjigjen çdo kërkese për vaksinim”, thuhet në një komunikatë drejtuar mediave.

    MSH-ja shkruan se në Kosovë kanë arritur 140 mijë vaksina kundër grupit sezonal, dhe se ky proces bëhet gjatë pesë ditëve të javës, në Qendrat e Mjekësisë Familljare dhe në disa komuna.

    “Ministria e Shëndetësisë njofton se numri i vaksinave kundër COVID-19, ashtu edhe kundër gripit sezonal është i mjaftueshëm, prandaj inkurajohen qytetarët që duhet vaksinuar që t’i shfrytëzojnë oraret e përcaktuara gjatë pesë ditëve të punës brenda javës dhe të vaksinohen”, thuhet në njoftim.

    Artikuj të ngjashëm

    Klinika e Neonatologjisë për herë të parë pajiset me Autoambulancë Neonatale

    Konfiskohen 860 flakona botox të kontrabanduara në Kosovë, arrestohet shtetasi turk

    Nga 1 shkurti nis implementimi i ligjit për çmimet e barnave, MSH e vetëdijshme që fillimi do të jetë problematik

    Të Fundit

    Don Xhon na prezanton me pasurinë e tij

    SKANDAL me dëshmitarin e EULEX-it, Nazim Bllaca ruante kontakte të fshehta me prokurorë serbë

    “Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

    Përkujtohen të rënët e fshatit Morinë të Gjakovës

    Abdixhiku: Lipjani, model i qeverisjes së mirë në Kosov

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.