Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij, Xhaferin dhe pensionistë të tjerë, ku ka premtuar se viti 2025 do t’i gjejë me pensione më të mira.
Profesor Xhaferi ka treguar se e ka pasur nxënës Bedri Hamzën dhe e ka vlerësuar lart si në aspektin edukativ, por edhe në atë arsimor.
“Tash po i them kryeministrit në ardhje. Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she ka qenë, pa asnjë mungesë, me sjelljet më të mira që i ka pasë jo veç në klasë, po edhe në shkollë”, ka thënë profesori i Bedri Hamzës, Xhaferi.
Ai ndër të tjera ka treguar se është duke i përcjellur të gjithë kandidatët që janë në garë për të udhëhequr Qeverinë, por qasja e Bedri Hamza është jashtëzakonisht modeste, me plot bagazh dhe dije.
“Në një mënyrë, para juve kam ardhë me kënaqësi sot, po në një mënyrë po vij njëfarë dorëzani se ato që i thotë ka me i realizu, se ia njoh karakterin edhe mentalitetin e tij”, shtoi profesor Xhaferi.