Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Altin Krasniqi flet për vizitat të babi në Hagë: Ai më këshillon të mos heq dorë nga vlerat dhe parimet

    21/12/2024 16:43
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Altin Krasniqi, djali i ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, ka folur për vizitat që realizon në Hagë,

    Ai ka treguar edhe për porositë që merr nga babai i tij gjatë këtyre vizitave.

    “Mesazhi kryesor që marr nga babai im është gjithmonë të mbaj kokën lart dhe të jem i drejtë dhe i sinqertë në gjithçka që bëj. Ai më këshillon të mos heq dorë nga vlerat dhe parimet, pavarësisht vështirësive që mund të has gjatë rrugës. Mesazhi i tij është një thirrje për përkushtim ndaj Kosovës dhe për të punuar gjithmonë në të mirën e vendit dhe qytetarëve”, ka thënë Krasniqi.

    Ai ka thënë se në këto vizita takon edhe Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin.

    “Po, gjatë vizitave në Hagë, kam pasur mundësinë të takoj edhe ish-krerët e UÇK-së, të cilët janë bashkëluftëtarë dhe miq të ngushtë të babait tim. Këto takime janë shumë domethënëse dhe më kujtojnë përkushtimin e tyre për çlirimin e Kosovës. Është një nder të jem pranë tyre dhe të dëgjoj historitë dhe këshillat e tyre. Ata mbeten simbol i sakrificës dhe rezistencës sonë kombëtare, dhe prania e tyre më motivon të punoj edhe më shumë për të ardhmen e Kosovës”, ka thënë ai. /Nacionale/

    Artikuj të ngjashëm

    Jakup Krasniqin e viziton në Hagë djali e tij për festat e Nëntorit

    Vajza e Jakup Krasniqit emocionon me shkrimin për vizitën e prindit në vendlindje

    Specialja njofton zyrtarisht për lirimin nën mbikëqyrje të Jakup Krasniqit

    Të Fundit

    Rina Maloku emocionon me videon për Festim Isufin me rastin e ditëlindjes – e shton edhe mbiemrin e tij në rrjete sociale

    “Sy me sy”: Presidentja ndërron formatimin e takimeve me liderët, nesër i takon veçmas

    Kos në Shkup: Plani i Rritjes është plotësisht në duart tuaja

    Kazakistani miraton ligjin që ndalon mbulimin e fytyrës në vende publike

    Gold AG bëhet baba për herë të tretë – i vendos emrin vajzës Emblema

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.