Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka prezantuar Planin e ri të Veprimit në shkolla, gjatë një bashkëbisedimi me prindër të nxënësve.
Rama gjatë fjalës së tij tha se Qeveria do të mbyllë Tik Tok për një vit, pasi sipas kryeministrit, aty shikon lloj lloj perversiteti e rrugaçërie.
Ai shtoi se do të bëhet çdo gjë nga ana e qeverisë për të rritur sigurinë në shkolla për fëmijët, duke futur edhe sistemet smart.
“Brenda pak kohësh, të gjitha shkollat do kenë programe smart. Ky është një program që do të nisë të implementohet. Do mundësojmë që prindërit ta kenë në video fëmijën e vet dhe për çdo problem, drejtoria do kenë mundësi fëmijët me prindërit. Është shumë më i fortë, shumë më ndikues, shumë më tërheqës ai rrugaçi i lagjes që e ka në telefon që quhet TikTok. TikToku është rrugaçi i lagjes. Kemi frikë kur fëmija shoqërohet me të kur del nga shtëpia. Ne TikTok-un do ta mbyllim për një 1 vit. Rrugaçë, perversitete, llum e qenëri, çfarë nuk sheh në Tik Tok-un e Kinës”, tha Rama.