Një e mitur është goditur me mjete të forta sonte rreth orës 18:00, në rrugën “Besa Besë” në Fushë-Kosovë.
Lajmin e ka bërë të ditur Flora Ahmeti, zëdhënësja në policinë rajonale të Prishtinës.
Lidhur me rastin, ajo tha se po intervistohet një person që dyshohet se ishte përfshirë në rast.
Njoftimi i plotë i saj:
Sot rreth orës 18:00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor në rrugën “Besa Besë” në Fushë Kosovë. Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se në këtë rast nga mjete të forta është lënduar një person (i mitur). I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. Aktualisht nga policia po intervistohet një person i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në rast.