Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Zyra e Bislimit: Kosova e meriton marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE

    14/12/2024 17:31
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Zyra e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi  ka thënë se Kosova është gati që të vazhdojë tutje me integrimin e saj në mekanizmat e Bashkimit Evropian, duke folur për aplikimin e bërë për anëtarësim në vitin 2022.

    Nga kjo zyrë përmendën hapat apo punët që Prishtina i ka kryer drejtë rrugëtimit evropianë.

    “Aplikimi ynë për anëtarësim në BE, bashkë me nivelin e lartë të zbatueshmërisë së reformave si kurrë më parë, dëshmuar në përqindjen e zbatueshmërisë së agjendës së reformave ERA II me 72% krahas 45% sa ishte në qeverisjet e kaluara, masës së zbatimit të Programit Kombëtar për Integrim Evropian me 66%, arritjen e liberalizimit të vizave pas shumë vitesh pritjesh, dhe përparimin në sundimin e ligjit, luftimit e krimit të organizuar e korrupsionit dhe rritja ekonomike në mes tjerash, treguan se vendi ynë është i gatshëm për hapa të mëtejmë përpara në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe përafrimit me standardet e BE-së”, thuhet në përgjigjen e kësaj zyreje.

    Ndër tjera, theksohet se Kosova është gati që t’i nisë të gjitha procedurat që i duhen për anëtarësim në BE, duke thënë se vendi qëndron me vullnet e gatishmëri të lartë të dëshmojë nivelin institucional të përgatitjes kurdo që Bashkimi Evropian është i gatshëm t’ia hapë këtë rrugë Republikës së Kosovës.

    “Këtë, e dëshmuam edhe përmes Planit të Rritjes dhe punës masive të zhvilluar në këtë proces, ku dhe u përgëzuam nga Bashkimi Evropian për nivelin e përgatitjes. Ne qëndrojmë në pritje të pranimit të pyetësorit dhe vlerësimit në bazë të meritokracisë për avancimin në proces”.

    Poashtu, theksohet se Bislimi sa ishte në vizitën e tij të fundit në Varshavë të Polonisë ka nisur që më herët konsultimet me presidencën e ardhshme polake të BE-së, për marrjen e statusit të vendit kandidat.

    “Kosova e meriton marrjen e statusit të vendit kandidat, e këtë do ta dëshmojmë me të pranuar pyetësorin e plotësuar atë sipas kritereve dhe afateve të përcaktuara nga Bashkimi Evropian. Mbetemi të përkushtuar maksimalisht në argumentimin e rëndësisë së këtij hapi dhe nivelit të përgatitjes së Kosovës, andaj edhe presim hapa konkretë me ardhjen e konstelacionit të ri në përbërjen e institucioneve në Bashkimin Evropian, dhe presidencën e ardhshme të Polonisë nga janari. Konsultimet me Presidencën e Polonisë, kanë nisur që më herët e veçanërisht në vizitën e fundit të zëvendëskryeministrit Bislimi në Varshavë. /KlanKosova

    Artikuj të ngjashëm

    Bislimi: Serbia vonoi takimin trepalësh në Bruksel, ngritëm çështje kyçe me përfaqësuesin e BE-së 

    Bislimi: Me Lajçakun folëm për hapjen e disa pikave kufitare me Serbinë

    Bislimi jep detaje për arritjen e marrëveshjes për të pagjeturit

    Të Fundit

    Moore: Serbia s’guxon të ndërmarrë veprime ushtarake – është e vetëdijshme për rolin e NATO-s në Kosovë

    Lladrovci: S’ka bir nëne që më heq nga PDK-ja

    Kurti e Vuçiq përballen sot në Shkup

    Sot tentimi i 40-të me radhë për konstituimin e Kuvendit

    Sot mot me diell, temperaturat deri në 32 gradë Celsius

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.