Komanda e FSK-së ka vendosur që ushtria të tërhiqet nga patrullimi përgjatë kanalit të ujit në regjionet e Obiliqit dhe Vushtrrisë, që ishte vendosur më 30 nëntor, pas sulmit terrorist në kanalin Iber – Lepenc.
Dje është marrë vendimit që ushtarët e FSK-së të tërhiqen nga sigurimi pikave kyçe të infrastrukturës kritike të Kosovës.
Brenda Ministrisë së Mbrojtjes ka bërë me dije se ky vendim është marrë pasi një komision kompetent ka rivlerësuar gjendjen e sigurisë.
Sipas burimit, komisioni ka vlerësuar prezenca e ushtarëve të FSK-së në këto pika nuk është i nevojshëm.
I njëjti burim ka treguar se vendimi parasheh që ushtarët e FSK-së të jenë në gjendje gatishmëria dhe në rast të nevojës në mënyrë urgjente të dalin sërish në këto pika.
Pas sulmit terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit në fshatin Varagë të Zubin Potokut, FSK-ja kishte shtuar angazhimin e saj në përgjigje të përmbushjese së misionit të saj.
Këto detyra të FSK-së kishin rrjedhur nga vendimet e marra në takimin e fundit të Këshillit të Sigurisë, për angazhimin e ushtrisë në mbështetje të autoriteteve civile.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, pas mbledhjes se Këshillit të Sigurisë, Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe Shtabi i Përgjithshëm kishin zhvilluar procese të planifikimit për angazhimin e njësive në pika kyçe të infrastrukturës kritike fizike në Kosovë.
Më 30 nëntor, kryeministrin Albin Kurti, se bashku me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedoncin, kishin vizituar pikat patrolluese të FSK-së.
“Ministri Maqedonci, së bashku me Kryeministrin Albin Kurti, sot vizituan pikat statike dhe patrullat ushtarake të vendosura përgjatë kanalit të ujit në regjionet e Obiliqit dhe Vushtrrisë, për të biseduar me pjesëtarët e Forcës të angazhuar në to. FSK-ja është e angazhuar në patrullim dhe sigurim të pikave kyçe të infrastrukturës kritike të Kosovës, për t’i mbrojtur ato nga çfarëdo rreziku dhe nga çdo forcë armiqësore ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj”, ishte thënë në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.
Pas sulmit në kanal, ishte mbledhur Këshilli i Sigurisë. Me pas Qeveria ka treguar se në këtë mbledhje ka aprovuar masa shtesë për të siguruar objektet dhe shërbimet kritike.
Këto masa nënkuptojnë shtimit e mbikëqyrjes se urave, trafostacioneve, antenave, liqeneve dhe kanaleve.
“Për më tepër, Këshilli i Sigurisë ka aprovuar masa shtesë për të forcuar sigurinë rreth objekteve dhe shërbimeve kritike si ura, trafostacione, antena, liqene, kanale etj. Policia e Kosovës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës do të aktivizohen në terren për këtë qëllim. Po ashtu është intensifikuar bashkëpunimin ndërinstitucional dhe ai ndërkombëtar për të parandaluar sulme të ngjashme në të ardhmen”, është thënë në njoftimin e Qeverisë.
Në mbrëmjen e 29 nëntorit, Kosova ishte tronditur nga një shpërthim në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit në fshatin Varagë të Zubin Potokut.
Shpërthimi, i cili kishte shkaktuar vetëm dëme materiale, nga institucionet e Kosovës ishte cilësuar si terrorist që kishte për qëllim dëmtimin e infrastrukturës kritike të Kosovës.
Për këtë sulm Qeveri kishte fajësuar Serbinë. Sulmi është dënuar ashpër nga BE-ja dhe ShBA-ja, duke kërkuar që rasti të zbardhet dhe autoret të nxirren para përgjegjësisë. /Nacionale/