Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Botërori 2026 është ‘XXL’, për herë të parë 48 skuadra! Gjithçka duhet të dini

    13/12/2024 10:34
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kupa e Botës 2026 do zhvillohet në Amerikën e Veriut. 11 stadiume pritëse do jenë në SHBA, 3 në Meksikë dhe 2 në Kanada. Për herë të parë Kupa e Botës do jetë “XXL” me 48 skuadra në fazën finale, aty ku rriten shanset e Shqipërisë për një vend në grupe. Do jenë 16 skuadra të UEFA-së që do jenë pjesë e turnet më të rëndësishëm të futbollit në botë.

    Gjithsej do të jenë 104 ndeshje, me finallën që do të luhet në Nju Jork, në stadiumin e Nju Xhersit. Turneu do të fillojë, më 11 qershor 2026 dhe do të mbyllet më 19 korrik 2026.

    Formati me 32 ekipe me tetë grupe është zëvendësuar nga një me 12 grupe me katër ekipe. Dy skuadrat e para në secilin grup, plus tetë skuadrat më të mira të vendit të tretë, do të kalojnë në raundin e 32-të. Miratimi i 12 grupeve me nga katër u zgjodh mbi opsionin e 16 grupeve me tri ekipe, bazuar në një rishikim të plotë që mori në konsideratë një sërë faktorësh, duke përfshirë përvojën e ekipit dhe tifozëve, mirëqenien e lojtarëve dhe integritetin sportiv.

    Formati i ri do të thotë se skuadra që triumfon në finalen e 19 korrikut do të ketë luajtur tetë ndeshje për t’u kurorëzuar kampione, një më shumë se në “Katari 2022”.

    Vendet pritëse, Kanadaja, Meksika dhe Shtetet e Bashkuara kualifikohen automatikisht për Kupën e Botës. 45 vendet e tjera do të përcaktohen nga garat kualifikuese nga çdo konfederatë kontinentale. Nga UEFA-ja që përfshin Europën janë 16 kombëtare. Nga CAF që është Afrika do të jenë 9 kombëtare. Azia 8 dhe Amerika e Veriut dhe Latinë nga 6 kombëtare, si edhe një nga Oqeania.

    Artikuj të ngjashëm

    Manchester City harron dështimet e sezonit, e nis me fitore Kupën e Botës për Klube

    Eminem refuzoi tetë milionë euro për të kënduar në finalen e Kupës së Botës

    Formacionet zyrtare: Argjentinë – Kroaci

    Të Fundit

    Auditori: Të hyrat e PDK-së për vitin 2024 ishin mbi 1 milionë euro

    Publikohet raporti i auditimit për LDK-në: Kjo ishte gjendja e financave të partisë gjatë 2024-tës

    Jashari: FSK e aftë për të kontribuar në misione paqeruajtëse

    Zjarri tragjik në Koçan – Një nga të lënduarit vazhdon të jetë në gjendje të rëndë

    Arrestohet 25-vjeçari kosovar, tentoi të hyjë në Shqipëri me dokumente false

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.