Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se ka marrë pjesë në koncertin e fundvitit të Asamblit Muzikor i Komunës së Gjakovës- Orkestra Simfonike.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se ky qytet është duke vazhduar me traditat e tij për kulturën dhe artin.
“Si në çdo kohë festash, Gjakova shkëlqen me atmosferën e saj festive dhe kulturën unike që e karakterizon. Një performancë e jashtëzakonshme sonte nga Asambli Muzikor i Komunës së Gjakovës – Orkestra Simfonike, në Koncertin e Fundvitit”, ka shkruar Haradinaj.
Gjakova, me traditat e saj për kulturën e artin, vazhdon të jetë shembull frymëzues për gjithë vendin, ka shtuar më tutje Haradinaj.