Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Analisti Nezir Kraki aderon në Guxo

    10/12/2024 19:05
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Listës Guxo për zgjedhjet e 9 shkurtit sot iu bashkua analisti Nezir Kraki.

    Njoftimin e ka bërë Donika Gërvalla.

    “Me Profesor Krakin në listën tonë fituese Vetëvendosje-Guxo-Alternativa, dhe profesionistë të tjerë të guximshëm, luftëtarë të pakompromis të së vërtetës, angazhimi ynë në shërbim të Kosovës dhe qytetarëve të saj do jetë i gjithanshëm dhe dinamik edhe në mandatin e dytë.
    Së bashku do ta vazhdojmë rrugëtimin tonë me faqe të bardhë dhe duar të pastra për një të ardhme prosperuese për Kosovën sepse e ardhmja u takon atyre që guxojnë.”, shkruan mes tjerash Gervalla.

    Njoftimi i plotë: 

    Jemi krenarë t’ju njoftojmë se Listës Guxo për zgjedhjet e 9 shkurtit sot iu bashkua Nezir Kraki, profesori i njohur parizien nga Juniku, një intelektual dhe guximtar i pavarur i cili ka dhënë një kontribut të çmuar në zhvillimin e mendimit kritik dhe politik prej shume vitesh tashmë.
    Nezir Kraki është profesor i shkencave politike dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në Paris, njohës i shkëlqyer i politikës së jashtme dhe zhvillimeve në Ballkan, me një vizion të qartë për integrimin evropian të Kosovës. Përmes analizave të tij të mprehta, shkrimeve dhe paraqitjeve frymëzuese në mediat e mjediset akademike ndërkombëtare, ai është kthyer në një zë të fuqishëm të promovimit dhe ngritjes së imazhit pozitiv të shqiptarëve në botë.
    Me Profesor Krakin në listën tonë fituese Vetëvendosje-Guxo-Alternativa, dhe profesionistë të tjerë të guximshëm, luftëtarë të pakompromis të së vërtetës, angazhimi ynë në shërbim të Kosovës dhe qytetarëve të saj do jetë i gjithanshëm dhe dinamik edhe në mandatin e dytë.
    Së bashku do ta vazhdojmë rrugëtimin tonë me faqe të bardhë dhe duar të pastra për një të ardhme prosperuese për Kosovën sepse e ardhmja u takon atyre që guxojnë.

    Artikuj të ngjashëm

    ‘Guxo’: Sulmet ndaj Faton Pecit, politike, është simbol i përkushtimit të palëkundur në luftën kundër korrupsionit!

    Peci tregon pse u bashkuan me Vetëvendosjen

    Haliti: Lista Guxo vetëm hijen e ka në Qeveri

    Të Fundit

    Armëpushimi po zbatohet, i dërguari i Trumpit thotë se bisedimet për paqe me Iranin janë “premtuese”

    Rama ndan foton familjare të darkës së mikpritjes së Familjes Mbretërore për liderët e NATO-s

    Flet qytetari nga Skenderaj që e shpëtoi 4-vjeçarin nga një aksident i mundshëm: Jam shumë i lumtur

    Aksidenti në Suharekë, disa persona të lënduar lehtë – detaje nga Policia

    Peskov: Vuçiq ishte në Moskë, foli me Putinin rreth akuzave për shitje armësh Ukrainës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.