Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se sot është përuruar rruga Gjilan-Bujanoc, 2.9 kilometërshe, duke thënë se kjo rrugë paraqet rëndësi të veçantë për qytetarët e komunës së Gjilanit.
“Sot, së bashku me kryetarin e Gjilanit z. Alban Hyseni, zv ministrin z. Hysen Durmishi dhe bashkëpunëtorë, përuruam rrugën Gjilan-Bujanoc në kuadër të projektit të zgjerimit të daljes nga qyteti i Gjilanit. Kjo rrugë është e një rëndësie të veçantë për qytetarët e Komunës së Gjilanit dhe jo vetëm”.
“Projekti në vlerë prej 3 milionë eurosh përveç rrugës me gjatësi 2900m me katër korsi përfshinë edhe shirit të biçiklistëve, trotuar në të dyja anët, kanalizim kabllor, fekal e atmosferik, ndriçim në mes dhe sinjalizim”, shtoi Aliu.
Punimet në zgjerimin e rrugës Gjilan-Bujanoc kishin nisur në vitin 2019.