Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Nagavci: Qeveria dhe MAShTI po e rifunksionalizojnë Këshillin Kombëtar të Shkencës

    06/12/2024 15:07
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka thënë se Qeveria dhe MASHTI kanë sjellë një frymë të re dhe qasje konstruktive për rifunksionalizimin e Këshillit Kombëtar të Shkencës dhe programit të tij.

    Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se plani i tyre është që ta intensifikojmë këtë qasje, duke e pasuruar me elemente të kohës, me metoda moderne, dhe me mbështetje e hapësirë të shtuar për aktivitete shkencore.

    “Në tryezën shkencore mbi fillimin e zbatimit të Programit Kombëtar të Shkencës, ku morën pjesë përfaqësues të universiteteve, OJQ-ve, organizatave ndërkombëtare u disutua për Programin Kombëtar të Shkencës. Qëllimi i kësaj tryeze është përmirësimi i mekanizmave dhe rritja e mbështetjes së veprimtarisë shkencore në Kosovë me ç’rast u prezantuan objektivat kryesore të këtij programi”.

    “Këshilli Kombëtar i Shkencës, si organ udhëheqës për zhvillimin sistematik të politikave të veprimtarisë kërkimore shkencore dhe teknologjike në Republikën e Kosovës, është duke punuar në identifikimin e masave të nevojshme për eliminimin e barrierave që ndikojnë në zhvillimin e shkencës dhe të inovacionit”, ka thënë Nagavci në Facebook

    Artikuj të ngjashëm

    MASHTI: Emërimi i Meliza Krasniqit në pozitën e u.d. drejtoreshës së Institutit Albanologjik, juridikisht i pavlefshëm

    Gjatë Maturës Shtetërore, disa nxënës u larguan për përdorim të telefonave

    Lojërat e Tik-Tokut dhe lëndimet nëpër shkolla, MASHT-i del me reagim

    Të Fundit

    Online Internet Casinos With Keep What You Win No Deposit Bonuses Inside 2024

    “mostbet Withdrawal Guide

    22bet Magyarország Hivatalos 22bet Fogadási És Kaszinó Oldal

    Rusët grumbullohen në kufi, Finlanda shton forcat rezerviste dhe porosit 64 F-35 nga SHBA

    Nesër përpjekja e 37-të për konstituimin e Kuvendit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.