Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    OP/ED

    Zjarrëvënësit e luftës ndëretnike në Maqedoni, janë qeveritarët VMRO-ist të mbarsur me shovinizëm të katërfushtë: Maqedoni-Bullgaro-Serbo-Rus në Ballkan

    06/12/2024 13:14
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Shkruar nga Xhevat Hasani

    Për fat të keq qeveritarët VMRO-ist të Maqedonisë së Veriut, po vazhdojnë edhe më tej me akte diskriminuese ndaj shqiptarëve që jetojnë në viset e tyre në Maqedoni.


    Kështu, me 29 nëntor të këtij viti (2024) presidenti i Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickovski, e dënoi aktin e djegies së flamurit maqedonas nga ana e disa shqiptarëve, derisa ata me 28 nëntor po festonin ditën e flamurit kombëtar shqiptar në lagjet shqiptare të Shkupit.


    Por, presidenti Hristjan Mickovski nuk e dënoi djegien e flamurit kombëtar të shqiptarëve nga ana e disa maqedonasve, dhe as djegien e makinave të disa qytetarëve shqiptarë në qytetin Kumanovës, nga eksponentë të shovinizmit maqedonas.


    Një ditë më pas, me 30 nëntor 2024 u dha lajmi se në Shkup e rrethinë, janë arrestuar dhe burgosur shtatë shqiptarë të akuzuar për djegien e flamurit maqedonas, por asnjë maqedonas nuk u arrestua dhe nuk u burgos për djegien e falmurit kombëtar shqiptar.


    Sjellja e Mickovsikit si njerkë ndaj shqiptarëve dhe si nënë ndaj maqedonasve, flet qartë se ai është i „sëmurë rëndë“ nga shovinizmi maqedono-bullgaro-serbo-rus në Ballkan. Të jesh i sëmurë nga kanceri nëpërmjet të arritjeve të medha në mjekësi, mund të shërohesh disi, por të jesh i sëmurë nga katër shovinizma njëkohësisht, siç rasti me Mickovskin, nuk mund të shërohesh kurrë!


    Nga ana tjetër, ende pa iu tha pështyma në gojë Hristjan Mickovskit, pas llafëve që ai lëshoi kundër shqiptarëve më 29 nëntor 2024, më 2 dhjetor 2024 doli në skenë Ministrja e Arsimit e Maqedinisë së Veriut, Vesna Janjevska.


    Janjevska tha se UÇK-ja dhe emblemat e saj për shtetin e Maqedonisë nuk kanë asnjë vlerë; se UÇK-ja nuk duhet të mësohet në librat e historisë; se në konflikte apo lufta viktimizohen të gjitha palët e përfshira; se të gjitha nënat qajnë dhe ndjejnë dhimbje njësoj; se vetëm komitët e dikurshëm që kanë qenë maqedonas, shqiptarë dhe turq, kanë vlerë për shtetin e Maqedonisë.


    Kështu, edhe Janjevska me deklaratën e saj antishqiptare të 2 djetorit 2024, njësoj si edhe Mickovski me deklaratën e tij antishiptare të 29 nëntorit, i hodhi benzin zjarrit të luftës së mundshme ndëretnike në Maqedoni, për ndodhjen e të cilës punojnë te dy.


    Të gjitha faktet flasin se zjarrvënësit e luftës së mundshme ndëretnike në Maqedoni, janë qeveritarët VMRO-ist të mbarsur me shovinizëm të katërfishtë, dhe nuk janë shqiptarët vetëm pse ata e vlerësojnë dhe e kujtojnë në data e ditë të caktura Ushtrinë Kombëtare Shqiptare (UÇK-ën), e cila në gjysmën e parë të vitit 2001 luftoi kundër forcave policore dhe ushtarake monetnike maqedone, për realizimin e të drejtave elementare të shqiptarëve që jetojnë në viset e tyre në Maqedoni.


    Janjevskës dua tia kujtoj se parardhësit e VMRO-së së sotme, komitët probullgar të grumbulluar brenda “Oganizatës së Fshehtë Revolucionare Maqedone-Odrinase” që në gjuhën Maqedone është quajtuar “Vnatreshnja Makedonsko-Odrinska Revolucionerna Organizacija”, në dy dekadat e para të shekullit të 20-të i kanë vrarë me atentate të fshehta komitet maqedonas dhe komitët shqiptarëtë të njëjtës organizatë, sepse këta të fundit kanë qenë udhëheqësit kryesor, që e kanë organizuar dhe jetësuar Kryngritjen Maqedone Antiosmane të 2 gushtit të vitit 1903 (shih Historia e Popullit Maqedonas, Shkup 1983), e cila në tetorin e vitit 1903 ka rezultuar me themelimin e „Republikës së Krushëvës“, që i ka parapri krijimit shtetit të sotëm të Maqedonisë së Veriut. Kështu, parardhësit e VMRO-së sotme dikur brenda “Oganizatës së Fshehtë Revolucionare Maqedone-Odrinase”, e kanë nxjerrë tradhtisht në pritë para toges së ushtrisë turke udhëheqesin kryesor të Kryengritjes së Ilindnit, Goce Delçevin, i cili u vra nga ushtarët turq me 4 maj të vitit 1903, si dhe i kanë vra me atentate të fshehta: Kryetarin e Republikës së Krushevës, Nikolla Karevin dhe udhëhqësit tjerë të Republikës së Krushevës, si Dame Gruevin, Sugarovin, Uzinovin dhe shqiptarin Pjetër Gurin, të cilit ia kanë deformuar emrin në Pitu Guli. Parardhësit e VMRO-së sotme i kanë vra udhëheqësit kryesor të Kryengritjes së Ilindenit dhe të Republikës së Krushevës, sepse ata kanë qenë për themelimin e shtetit të pavarur të Maqedonisë, gjë që ka ardhur në kundërshtim me synimin e paraardhësve të VMRO-së sotme, të cilët kanë pasur për qëllim bashkimin e territorit të Maqedonisë së sotme shtetit të Bullgarisë. Të njëjtin synim ka edhe Qeveria VMRO-iste aktuale e Maqedonisë së Veriut, e cila si edhe parardhësit e saj dikur brenda “Oganizatës së Fshehtë Revolucionare Maqedone-Odrinase”, ka për synim që Maqedoninë e sotme tia bashkoj Bullgarisë, si dhe ta hedh atë në krahun e gabueshëm të historisë: Në krahun dhe prehërin e Rusisë.


    Qeveria VMRO-iste e Maqedonisë pikërisht për ta realizuar këtë qëllim i frynë ndodhjes së një lufte ndërtetnike në Maqedoni, në mes të forcave policore dhe ushtarake monetnike maqedone, në njërën anë, dhe popullatës shqiptare civile, në anën tjetër, duke shpresuar se me tytat e armëve do ti shtroj e shkelë shqiptarët! Sa i përket thënies së Vesna Janjevskës së - UÇK-ja ska asnjë vlerë për shtetin e Maqedonisë-, i them se për vlerat e UÇK-së nuk vendos LLAPATAÇKA e saj, por vendosin shqiptarët në viset e tyre në Maqedoni. Dhe nëse nxënësit shqiptarë do të mesojnë për UÇK-në në librat e historisë, sërish nuk vendos Janjevska, por vendosin shqiptarët në viset e tyre në Maqedoni. Nëse Janjevskës i dhimbsen sadopak nënat maqedonase dhe nënat shqiptare, të cilat siç thotë ajo qajnë dhe e ndjejnë dhimbjen njësoj, atëherë le të mos i fryjë ndodhjes së luftës ndëretnike në Maqedoni, ndër të tjera edhe duke e zhvlerësuar dhe përçmuar UÇK-në e shqiptarëve, pa i bërë ajo (UÇK-ja) asnjë të keqe Maqedonisë. Derisa Janjevska i frynë ndodhjes së luftës ndëretnike në Maqedoni, atëherë ajo duhet ta dijë se edhe përgjegjësinë e lotëve dhe të dhimbjeve të nënave maqedonase dhe shqiptare, humbjen e djemëve të tyre e mban ajo. Nga ana tjetër, po të më dëgjojnë mua shqiptarët në viset e atyre në Maqedoni, unë iu them atyre të mos e djegin flamurin maqedonas, dhe të mos lëshojnë fyerje ndaj popullit maqedonas, sepse shqiptarët në viset e tyre Maqedoni nuk kanë asnjë promblem, as me flamurin maqedonas dhe as me popullin maqedonas. Shqiptarët në Maqedoni kanë promblem vetëm me Qeverinë VMRO-iste të Maqedonisë dhe me legjislativin dhe ekzekutivin e saj antishqiptar, që për të ndodhur lufta ndëretnike në Maqedoni, shqiptarëve në mënyrë arbitrare çdo ditë ua heqin nga një të drejtë, të fituar nga ana e tyre me gjak gjatë luftës së vitit 2001. Dhe po të më dëgjojnë mua shqiptarët në viset e tyre në Maqedoni, unë iu them atyre se duhet ti shmangën për aq sa ka mundësi ndodhjes së një lufte ndërenike në Maqedoni, aq shumë të dëshiruar nga qeveritarët VMRO-ist, të mbarsur me shovinizëm të shumfishtë.
    Por nëse shqiptarëve në Maqedoni thika e qeveritarëve VMRO-ist du tu arrij deri në kockë, ata e kanë të drejtën e vetëmbrojtjes, nëse e kërkon nevoja deri edhe me luftë të armatosur. Ska dyshim së në një luftë ndëretnke në Maqedoni, do tu digjen duart atyre që ndodhjes së saj i kanë hedhur benzin!

    Artikuj të ngjashëm

    Takimi me VMRO-DPMNE, VLEN-i thotë se negociatat po shkojnë në drejtimin e duhur

    VMRO dhe VLEN bisedojnë për formimin e Qeverisë së re

    Bislimi uron VMRO’në, e përmend formimin e Qeverisë së koalicionit atje- shpreh gatishmëri për bashkëpunim

    Të Fundit

    Vdekja e 27-vjeçarit, ndalohen pesë policët – dyshohen për “Vrasje nga pakujdesia”

    Rihapet pika kufitare në Han të Elezit pas mbylljes për shkak të zjarreve

    Besian Mustafa për zjarret në komuna: Mosveprimi sot mund të kushtojë shumë nesër

    Kurti “thekson rëndësinë e përmbylljes së hapave për konstituimin e Kuvendit” gjatë takimit me shefin e zyrës së BE

    Varroset 27 vjeçari që vdiq në Lipjan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.