Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Shërbimi Korrektues i Kosovës pranohet në rrjetin Evropian të Burgjeve

    05/12/2024 15:33
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se është pranuar në rrjetin Evropian të Burgjeve, EuroPris, duke e cilësuar këtë pranim si ‘një hap historik dhe arritje e jashtëzakonshme për sistemin korrektues të Kosovës’.

    Në njoftim thuhet edhe se ky anëtarësim ofron mundësi të reja për Kosovën, ku përfshihen shkëmbimi i praktikave më të mira, ngritja e kapaciteteve profesionale, si dhe avancimi i reformave në sistemin korrektues të Kosovës.

    Komunikata e plotë:

    Shërbimi Korrektues i Kosovës pranohet në rrjetin Evropian të Burgjeve – EuroPris

    Prishtinë, 05 dhjetor 2024  – Një hap historik dhe arritje e jashtëzakonshme për sistemin korrektues të Kosovës: Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) zyrtarisht është pranuar si anëtar i rrjetit prestigjioz evropian të burgjeve EuroPris.

    Sot, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Ismail Dibrani, ka pranuar letrën zyrtare të konfirmimit për anëtarësimin. Ky vendim shënon një pikë kthese për integrimin ndërkombëtar të Shërbimit Korrektues të Kosovës, duke përforcuar pozicionin e tij si një institucion modern dhe i përkushtuar për standardet evropiane në sistemin e drejtësisë dhe atë korrektues.

    Në letrën e tij zyrtare, Drejtori Ekzekutiv i EuroPris, z. Gustav Tallving, deklaroi:

    “Në emër të Bordit dhe Sekretariatit të EuroPris, kam kënaqësinë t’ju informoj se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në EuroPris është miratuar. Ne mirëpresim ngrohtësisht Shërbimin Korrektues të Kosovës në rrjetin tonë të respektuar të shërbimeve korrektuese evropiane, ku presim të forcojmë bashkëpunimin, shkëmbimin e njohurive dhe progresin e përbashkët në sektorin e burgjeve dhe provës.”

    Ky anëtarësim ofron mundësi të reja për Kosovën, duke përfshirë, shkëmbimin e praktikave më të mira, ngritjen e kapaciteteve profesionale, si dhe avancimin e reformave në sistemin korrektues të Kosovës.

    EuroPris, si një platformë unike që lidh institucionet e burgjeve dhe atyre sprovuese në të gjithë Evropën, promovon standarde të larta, transparencë dhe zhvillim të qëndrueshëm. Përmes këtij rrjeti, Shërbimi Korrektues i Kosovës do të kontribuojë në ndarjen e përvojave dhe mësimeve të veta, duke përfituar gjithashtu nga praktikat më të mira të vendeve anëtare.

    Kjo arritje vjen si rezultat i punës dhe përkushtimit të palodhur të stafit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, si dhe mbështetjes së partnerëve vendorë dhe ndërkombëtarë. Përveç anëtarësimit në EuroPris, Kosova është gjithashtu edhe anëtare e International Corrections and Prisons Association (ICPA), duke përforcuar edhe më tej rolin e saj në arenën ndërkombëtare të sistemit korrektues.

    Ky është një hap madhor drejt drejtësisë dhe integrimit të Kosovës në strukturat ndërkombëtare!

    Artikuj të ngjashëm

    Zyrtarët Korrektues nga Burgu i Gjilanit në Trajnim Gjashtë Mujor në Kopenhagë

    Publikohen fotografitë e shtetasve të huaj që u evakuuan nga SHKKSH dhe zjarrfikësit

    Falja e të burgosurve nga presidentja, ShKK dërgon 94 kërkesa

    Të Fundit

    Trump thotë se është arritur një armëpushim midis Izraelit dhe Iranit

    Katari rihap hapsirën ajrore pas sulmeve të Iranit

    Kryediplomati iranian: Jemi gati të përgjigjemi sërish nëse ShBA ndërmerr agresion tjetër

    Tahiri: Na kushtoi koalicioni me Nismën, AAK-ja në pikë të natës i ka 8%

    Sekretari amerikan i Mbrojtjes ngatërron Tiranën me Teheranin

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.