Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka bërë të ditur se do të ketë reduktime të ujit në Mitrovicë, Vushtrri dhe Skënderaj për shkak të sulmit të 29 nëntorit në kanalin e Ibër-Lepencit.
Në reagimin në Facebook, janë bërë të ditura edhe oraret e reduktimeve.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar konsumatorë,
Si rezultat i gjendjes se krijuar të furnizimit me ujë të papërpunuar nga kanali i “Ibër Lepencit” pas sulmit dhe krijimit të vështirësive në furnizim të rregullt me ujë, jemi të detyruar të aplikojmë reduktime të furnizimit me ujë të pijes për konsumatorët tanë.
Orari i reduktimeve:
MITROVICË
Nga ora 09:00- 18:00
- Tuneli I Pare, Stan Trg, Rahove, Shupkovc, Zasellë, Lisicë, Lipë, Boletin, Kolonija, Lagjja 2 Korriku, Kqiç, Frasher, Pirq, Broboniq, Koprive dhe Vërrnice, Suhodoll, Gushafc, Vinarc, Vidimriq dhe Koshtovë.
Nga ora 18:00 – 06:00
- Reduktime në qytet,
VUSHTRRI:
06:00-18:00 Reduktime për fshatrat,
18:00–06:00 Reduktime në qytet,
SKËNDERAJ
06:00 – 18:00 Reduktime për fshatrat,
18:00 – 06:00 Reduktime në qytet,
Me qëllim të furnizimit sa më të mirë për të gjithë konsumatorët tanë, ju lusim që ujin ta konsumoni në mënyrë sa më racionale sidomos në situatën në të cilën ndodhemi.
VINI RE:
UJI, ENDE TË MOS PËRDORET PËR PIJE DERI NË RAPORTIN E IKSHPK. I NJËJTI TË PËRDORET VETËM PËR HIGJENË.