Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Miftaraj i reagon ashpër Kurtit për ushtrinë: Po rren kaq hapur, dështimin e tij si kryeministër po tenton me shpërnda diku tjetër

    01/12/2024 19:14
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit, kryeministri Albin Kurti, tha sonte në një konferencë për media se në veri jemi të hendikepuar për shkak se “ushtria jonë nuk mund të shkojë atje nga zotimi i ish-kryeministrit Thaçi”. Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), i ka reaguar ashpër kryeministrit Kurti duke i thënë se “në kohë paqe ushtria, as në lindje as në perëndim, as në veri as në jug nuk bën kujdestari 24 orë ne objekte të rëndesisë së veçantë”.

    Tutje, sipas Miftarajt, kryeministri po “rren hapur” dhe po “mashtron qytetarin”.

    Sipas Miftarajt, Kurti dështimin e tij po tenton me shpërnda diku tjetër.

    Reagimi i tij i plotë, pa ndërhyrje:

    Albin Kurti nje nder arsyet pse skane mund me parandalu sulmin ndaj infrastruktures se Iber-Lepencit po e arsyeton me faktin se ushtria e Kosoves nuk mund te shkon ne veri.

    Ky arsyetim te nje pjese e popullit qe nuk e din si funksionon shteti dhe cilat jane kompetencat e ushtrise ne kohe paqe i beson ketij mashtrimi te kryeministrit.

    Sidoqofte, eshte ofendim per publikun dhe marre me dal nje kryeminister dhe me rrejte kaq hapur, me mashtru qytetarin keshtu. 

    Partive politike iu ka hije me ba politik, me jep premtime te kapshme, me iu jep ngjyra premtimeve edhe me çmimin qe me mbet ne pushtet.

    Ama me rrejte ne menyre kaq te ulte me kriza dhe me sulme qe e cenojne infrastrukturën jetike te Republikes se Kosoves me se paku me thane eshte poshtersi e llojit te veçante.

    P.S. Ne kohe paqe ushtria as ne lindje as ne perendim, as ne veri as ne jug nuk ben kujdestari 24 ore ne objekte te rendesise se veçante.  Parandlaimi i sulmeve te tilla behet nga institucionet e intelligences.  Deshtimin e tij si kryeminister dhe qeverise qe e udheheq, maestro I mashtrimit tenton me shpernda krejte dikund tjeter.

    Artikuj të ngjashëm

    Miftaraj: VV janë të specializuar në shkelje Kushtetuese, gabim e shkruan ligjin, gabim e kanë prapë

    Miftaraj: Kontratat një burimore janë burimi kryesor i korrupsionit

    Miftaraj: Osmani i tregoi Qeverisë e Kuvendit se s’dinë të hartojnë ligje

    Të Fundit

    Hallakamë te Mati 1, punëtori i “Pastrimit” goditet nga vetura, ka edhe të arrestuar

    Aksioni i Antidrogës në Prishtinë rezulton me dy të arrestuar dhe sekuestrim të marihuanës

    Bënte veprimet të rrezikshme me motor në rrugë, gjobitet i riu nga Istogu

    “Të kesh kujdes për sjelljet tua”, “Rrin në xhepin tim”: Detaje se si i jepte këshilla oficeri serb, Hysri Selimit

    Jo me ekskursione por me tabletë, komuna e Skënderajt shpërblenë me dhurata nxënësit e dalluar në gara (Dokument)

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.