Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza pas sulmit terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit, ka anuluar tubimin e tij në Vjenë të Austrisë.
Atje ai do të takohej me bashkatdhetarë, të cilëve iu kërkon falje për mungesën.
“Bashkatdhetarëve të mi në Austri, të cilët sonte kisha planifikuar t’i takoj, ju kërkoj ndjesë për mungesën time në tubimin e sotëm në Vjenë. Për shkak të ngjarjeve në veriun e vendit, që kanë shkaktuar pasoja të rënda, kam anuluar pjesëmarrjen për t’ju qëndruar pranë qytetarëve në këtë periudhë të ndjeshme”, ka shkruar Hamza në Facebook.