Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dënuar shpërthimin që ndodhi mbrëmjen e kaluar në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut, në veri të Kosovës.
Përmes një reagimi në platformën “X”, Rama e quan shpërthimin një akt të sabotazhit mbi infrastrukturë kritike që cenon jetën e qytetarëve të Kosovës. Më tej ai bën thirrje që ngjarja të zbardhet dhe të ndëshkohet, ndërsa ka një apel për Bashkimin Evropian që të heqë sanksionet e mbetura ndaj Kosovës.
“Akti i sabotazhit mbi infrastrukturën kritike të furnizimit me ujë në kanalin e Ibër Lepencit është një krim i rëndë, i cili cënon jetën e qytetarëve të Kosovës dhe godet procesin e normalizimit të marrëdhënieve në rajonin tonë, ku të gjitha shtetet janë të përfshira në rrugën e integrimit në Bashkimin Europian. Kjo goditje kriminale duhet zbardhur e ndëshkuar sa më parë me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë.