Kryeministri, Albin Kurti në konferencën e jashtëzakonshme për media pas shpërthimit në veri të vendit, e quajti aktin kriminal e terrorist, teksa shtoi se ky sulm vjen nga Serbia, raporton GazetaDemos.
Kurti po ashtu tregoi edhe arsyen e cila sipas tij çoi Serbinë ta kryej edhe këtë akt.
I pari i ekzekutivit tha se ky sulm kishte për synim dëmtimin e infrastrukurës sonë kritike.
“Një pjesë e kanalit të Ibër Lepencit është dëmtuar nga një shpërthim i detonuar. Ky është sulm kriminal dhe terrorist i cili ka synuar që ta dëmtojë infrastrukturën tonë kritike dhe mbase më të rëndësishmen që e kemi dhe kjo mbase ishte tentativë e rrezikimit të furnizimit me energji elektrike dhe ujë në vendin tonë”, tha Kurti.
Kryeministri i vendit po ashtu u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të vendit “që të jenë të qetë dhe të ndjekin udhëzimet dhe njoftimit nga institucionet e Kosovës”.
Vijon…