Gazetari shqiptar në Maqedoni të Veriut, Furkan Saliu ka ngritur alarmin se qytetarët shqiptarë mund të sulmohen gjatë së shtunës në qendër të Shkupit.
Pas tensioneve që janë krijuar në shtetin fqinj të Kosovës, me djegien e flamurit maqedon e atij shqiptar, Saliu apel të veqantë u ka kushtuar shtetasve të Republikës së Kosovës nëse udhëtojnë me tabela “RKS”.
Postimi i plotë i tij:
“Qytetarët shqiptar të shmangin lëvizjen nëpër qendër nesër sepse ekziston mundësi reale që të sulmohen. Posaçërisht duhet të jenë të kujdesshëm qytetarët me targa të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.