Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, sot feston ditëlindjen.
Rita ka mbushur 34 vjet jetë.
Në mesin e shumë urimeve, nuk ka munguar as ai i babait të Ritës, Besnikut, i cili ka zgjedhur shumë fotografi e pak fjalë në këtë ditë emocionuese për të.
Përmes një postimi në Facebook, Besniku ka ndarë fotografi nga fëmijëria e Ritës, në kohën kur edhe familja Ora kishte shkuar në Mbretëri të Bashkuar.“Të do babi. Urime ditëlindjen Rita Pita”, ka qenë mbishkrimi i tij.
“Rita Pita” nuk është nofka e vetme e artistes shqiptare.
Familjarët e quajnë atë edhe “Zog”, nofkë me të cilën e uroi e ëma, Vera, më herët gjatë ditës