Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, po mbahet seanca paraprake ndaj Dibran Hoxhës i njohur me nofkën “Kobra”, shkruan GazetaDemos.
Fillimisht dëshmoi në seancë i akuzuari “Kobra” i cili u bëri ftesë burrave të martuar që ishin atë natë prezent në lokal të tij, të dëshmojnë në Gjykatë dhe të mos fshehen.
Më pas para truput gjykues foli edhe babai i të ndjerit që u vra në lokal
“Mka ikë fëmija në moshën më të mirë, kemi pritë me qindra njerëz unë ushtarë jamë kanë që në vitet e 90-ta edhe nuk e kemi pritë këta nuk përdoret arma ndaj vëllaut të vet, jemi kanë të përgatutur për gjëra të tjera”, deklaroi ai, raporton Demos.