Ditë më parë, më 14 nëntor, në rrugën ”Ibrahim Mazreku” në Malishevë, një numër i madh i nxënësve të shkollave të mesme në këtë komunë u përfshinë në një përleshje, ku përveç forcës fizike u përdor edhe arma e zjarrit, raporton GazetaDemos.
Nga kjo përleshje, tetë persona rezultuan të arrestuar, teksa Policia e Kosovës u vu në kërkim për identifikimin dhe intervistimin e të përfshirëve të tjerë.
Si rrjedhojë e kësaj përleshjeje, siç merr vesh GazetaDemos, forca të Policisë në Malishevë u aktivizuan për parandalimin e përsëritjes së ngjarjes së lartëcekur.
Ata kryen kontrolla të rregullta në njërin prej autobusëve, i cili po i bartte disa nxënës pas përfundimit të orarit mësimor.
Nxënësit u kontrolluan një nga një, teksa nga Policia thanë për Demos se ky operacion do të vazhdoj edhe gjatë ditëve në vijim.