Deputeti Bekë Berisha ka folur në lidhje me ekspozimin e disa prej furnizimeve të fundit me armatim për FSK-në, nga kryeministri Albin Kurti.
Ai është shprehur se këto armë nuk janë moderne, sepse siç tha ai, një snajper të tillë e kishte pasur ai në luftë.
“Ato armë thanë që janë moderne, kjo është lojë politike e Albin Kurtit, kur folet për një skandal, me dal tek një skandal tjetër më i butë. Aty janë disa snajpera, nuk janë modernë, se të njëjtin snajper e kam pasur në luftë unë, para 25 vjetëve, ato janë armë krejt normale që duhet t’i posedojë ushtria”.
“Kryeministri i ka ekspozuar edhe disa të tjera që nuk është dashur t’i ekspozojë edhe kjo është gabim”, është shprehur Berisha për KlanKosovë.