“Jo, nuk është tash koha për këtë”, kështu i është përgjigjur prestigjiozes zvicerane “Neue Zurcher Zeitung”, kryeministri Albin Kurti kur është pyetur rreth unikifikimit Kosovë-Shqipëri.
Por, a është kjo refuzim i bashkimit?
“Jo tërësisht”, parafrazohet të ketë thënë Kurti nga NZZ.
“Nëse Ballkani po përballet sërish me kohë më të vështira, çfarë do të ndodhë me planet e viteve të para? A do të diskutohet për bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë? Jo, thotë Kurti, tani nuk është koha për këtë. Në një epokë konfliktesh të mëdha, perspektiva kombëtare është shumë e ngushtë. Tani bëhet fjalë për Evropën. Duke pasur parasysh kërcënimin rus, ai më mirë do ta shihte vendin e tij të anëtarësohej në NATO”, shkroi NZZ.