Në Kuvendin e Kosovës sot ka qenë e pranishme edhe presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila iu adresua deputetëve të Kuvendit, shkruan GazetaDemos.
Pas përfundimit të fjalimit të saj, deputeti Haki Abazi dëgjohet duke thënë “hajna”, “shkoni boni foto me presidenten”.
“Hajna, 100 mijë euro hajna, hajna, hajna qiti 100 mijë euro paguaj fotografinë”, dëgjohet duke thënë Abazi.
Teksa, pas fjalëve të tij, dëgjohet edhe deputeti i LDK-së Armend Zemaj duke thënë: I ka hangër daja.
Duke ia përmendur grantin që Ministria e Bujqësisë ia dha dajës së deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacollit.