Me 29 Nëntorë bëhen një vit nga vrasja e Liridona Ademajt, 30 vjeçares nga Gjakova, ngjarje kjo që tronditi gjithë Kosovën, raporton GazetaDemos.
Në vrasjen të cilën sipas dosjes së prokurorisë u porosit nga ish-bashkëshorti i saj, Naim Murseliu, u përfshin edhe dy persona tjerë, Kushtrim Kokalla, dhe Granit Plava. Për të vrarë gruan e tij, Naimi raportohet se i kishte premtuar dorasit, Granit Plava deri në 30 mijë euro.
Në një rrëfim prekës për GazetaDemos Leonard Ademaj, vëllai i Liridonës, ka treguar se a i kanë vizituar fëmijët dhe si është raporti me ta.
“Jemi në kontakt të vashdueshem edhe me femijët të cilet gjendën nën kujdesin e socialit dhe organeve kompetente në Suedi të cilet i falenderojmë për kujdesin e tyre. Fëmijët i brengosë më së shumti fakti se ishin në veturë dhe se si babai i tyre e shtrengij krahun e nënës e tyre në momentin kritik qe vrasja te kryhet sa me lehtë”, deklaroi Ademaj për Demos.
Po ashtu ai shtoi se motra e tij është ndjerë e tradhtuar dhe e pambrojtur nga përsoni që duhet ta mbronte.
” Është e paparamendueshme se si është ndjerë motra ime (e tradhëtuar dhe e pambrojtur nga përsoni që duhet ta mbronte) në atë moment kur vetura i është ndalur me dinakëri kinse si rezultat i një hajni, e ku papritur është shtrenguar për krahu nga vetë burri i saj. Krahas mungesës deri në amshim që do të kemi, kjo është gjëja që edhe ne si familje e edhe fëmijët po e vuajnë më shumë”, shtoi ai për GazetaDemos.