Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thnë se “synimi i ri Beogradit” është që deri në fund të vitit 2026 “të përmbush të gjitha kriteret” për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.
“Kemi një synim të ri, që është përmbushja e të gjitha kritereve për anëtarësim në BE deri në fund të 2026”, tha Aleksandar Vuçiq në një adresim për media.
“Nuk po them se do të na anëtarësojnë, por që do t’i përmbushim të gjitha kriteret. Tash na mbetet neve ta kryejmë punën”, tha Vuçiq.
Kujtojmë se dy nga kriteret e pakapërcyeshme për Serbinë janë një “marrëveshje gjithpërfshirëse” për normalizim të marrëdhënieve me Kosovës – që shtetet kyçe në BE si Gjermania dhe Franca e shprehin eksplicit si “njohje e ndërsjelllë”.
Kushti i dytë i madh është bashkërendimi i politikës së jashtme dhe të sigurisë me atë të Bashkimit Evropian: e që përkthehet në largim nga Rusia në politikën e jashtme, i.e vendosja e snaksioneve ndaj Rusisë, si dhe heqja dorë e bashkëpunimit e blerjeve ushtarake nga Moska.