Futbollisti i Bayern Munchenit, e ka thumbuar ish-trajnerin e tij te ky klub, Thomas Tuchel.
Gjermani nuk e aktivizonte Zaragozën me arsyetimin që të mos diturit e gjuhës angleze ishte problem për spanjollin.
“Futbolli luhet me këmbë dhe jo me gjuhë”, ka thënë Zaragoza.
Ai ka rigjetur formën këtë sezon pas huazimit te Osasuna, duke ia dalë të gjejë vend edhe në formacionin e Spanjës.