Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i është kundërpërgjigjur Kryeministrit Albin Kurti lidhur me doracakët për “edukatën seksuale”, për të cilat ai në një video tha se janë miratuar në vitin 2020 kur Bajrami udhëhiqte me Ministrinë e Arsimit.
Përmes një video, Bajrami i ka thënë Kurtit të cilit i është referuar si “Albin inxhinieri” se autorësinë për doracakët e ka marrë Ministrja Arbërie Nagavci.
“Sa ju përket doracakëve për “eduaktën seksuale” nuk ka asnjë dokument dhe asnjë postim me emrin tim, POR ministrja e Albinit Arbërie Nagavci tashmë me zë e me figurë ka marrë autorsinë e këtyre dokumenteve dhe i ka shitë si arritje të ministrisë”, duke nxjerr edhe një video ku Nagavci flet në Kuvend për këta doracakë, e ndër të tjera thotë se këto kurrikula janë miratuar nga ta.
“Kurrikulat tona të cilat i kemi miratuar kanë të bëjnë me edukimin dhe mirëedukimin e të gjtha vajzave dhe djemve”.
Bajrami ka thënë se dokumenti në të cilin thirret Kurti është një listë distribuimi, për të cilin thotë se as nuk ka qenë në dijeni dhe se aty as nuk figuron emri i saj e as nënshkrimi.
Ky dokument, Bajrami thotë se ka qenë kërkesë, por jo vendim, derisa u ka kërkuar Qeverisë që të publikojnë dokumentin për miratimin e këtyre doracakëve.
“Ai këtu thirret në një listë distribuimi që shkon prej një zyrtari të ministrisë te një zyrtar tjetër, për të cilin dokument unë as që kam qenë në dijeni, sepse nuk ka qenë e nevojshm,e në atë fazë. Domëthënë dokumenti nuk më është adresu mu, nuk është emri im dhe nuk e ka nënshkrimin tim dhe mbi të gjitha nuk është vendim por njoftim që dokumenti po lëviz brenda institucionit. Pra, dokumenti I datës 10 shkurt 2020, është listë distribuimi, kërkesë nga Leonora Shala drejtuar sekretarit të asaj kohë, Ekrem Kastratit. Pra është kërkesë, dhe jo miratim. Pse s’po e qitni dokumentin e miratimin”, ka thënë Bajrami.
Bajrami thotë se nëse ajo konsiderohet përgjegjëse për një dokument që nuk është në emrin e saj apo të kabinetit, atëherë po aq përgjegjës është edhe Kryeministri Albin Kurti.
“Nëse unë jam përgjegjëse për një kërkesë në të cilën as nuk është emri im dhe i kabinetit tim, po aq përgjegjës është edhe Kryeministri i asaj kohe, i cili ka rastisur të jetë vet Albin Kurti….Sa i përket doracakëve për “edukatën seksuale” nuk ka asnjë dokument dhe asnjë postim në emrin tim”, ka deklaruar Bajrami.