Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës Vedat Muriqi, thotë se në ndeshjen me Rumaninë kanë treguar se janë ekip fantastik, dhe se ka qenë ndeshja më e mirë në çdo aspekt.
Ai kështu u shpreh gjatë një interviste për RTK-në, pas fitores kundër Lituanisë, sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Muriqi i cili ishte asistues në golin e vetëm të shënuar gjatë ndeshjes Kosovë – Lituani, tha se ndihet mirë kur sheh talent të rinj në ekip.
Ai lavdëroi Muharrem Jasharin, i cili futi topin në rrjetën e kundërshtarit në minutën e pestë.
“Ditën e parë këtu i kam pasur 23 vjet, tash po ‘plakemi’ dhe po vjen një gjeneratë e mirë. Shpresoj të mos ndalet kjo, të kemi sa më shumë talent në ekip”, deklaroi Muriqi.