Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Takimi i Kurtit me Mickoskin para mbledhjes ndërmjet dy qeverive, ZKM tregon për çka folën

    18/11/2024 18:40
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Zyra e Kryeministrit ka dhënë detaje lidhur me takimin “tête-à-tête” që ka zhvilluar sot kryeministri Albin Kurti me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, para mbledhjes së përbashkët ndërmjet dy qeverive.

    Në njoftimin e lëshuar nga ZKM thuhet se ata diskutuan rreth marrëdhënieve bilaterale dhe rëndësisë së organizimit të kësaj mbledhjeje të dytë në nivel ndërqeveritar. Ata kanë folur edhe për angazhimin në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe anëtarësimin e Kosovës në NATO, shkruan Reporteri.net.

    “U vlerësua bashkëpunimi i dyanshëm dhe vullneti për fuqizimin e tij në fusha me prioritet e interes të përbashkët, i cili po dëshmohet edhe me arritjen dhe nënshkrimin e marrëveshjeve në arsim e energji dhe protokolli teknik për lehtësimin e lëvizjes së lirë në mes të dy vendeve. Në këtë takim u ritheksua përkushtimi dhe angazhimi i përbashkët në rrugën drejt Bashkimit Evropian, rëndësia e avancimit të të dy palëve në këtë proces dhe në rastin e Kosovës anëtarësimi në NATO gjithashtu”, thuhet në njoftim.

    Ndryshe, qeveritë e dy vendeve sot i kanë nënshkruar tri marrëveshje bashkëpunimi. Palët kanë nënshkruar marrëveshje në fushën e energjisë, atë të arsimit, dhe për lehtësimin e lëvizjes së lirë. Kurti ka thënë se zbatimi do të nisë nga janari i vitit 2025.

    Artikuj të ngjashëm

    Maloku kritikon qasjen e Kurtit: Duhet të merret me parregullsitë në Hagë, jo me vizitat

    Olluri: Gjykata Speciale do ta përdorë fjalinë e Kurtit për t’ia vazhduar paraburgimin Thaçit e Veselit

    Kurti sulmon Thaçin e Veselin: Janë dy ish-kryetarë në Hagë që duhet t’i vizitojnë për instruksione politike

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.